“SHERR NË FAMILJEN E SADNËS”/ Aktorja indiane shpërthen në të qara live (VIDEO) – AlpeGossip
“SHERR NË FAMILJEN E SADNËS”/ Aktorja indiane shpërthen në të qara live (VIDEO)

“SHERR NË FAMILJEN E SADNËS”/ Aktorja indiane shpërthen në të qara live (VIDEO)

U bë shumë e njohur në Shqipëri me rolin e “Sadnës” në serialin “Bidaai” dhe bëri të gjithë teleshikuesit të qanin, mirëpo për aktorja indiane Sara Khan po kalon një periudhë të keqe. Fillimisht aktorja u kritikua shumë për fotot provokuese. Më pas u sulmua për shkak se mori pjesë në një reklamë pakistaneze dhe tani papritur një sherr ka bërë që ta humbasë motrën e saj.

Sara dhe motra e saj e vogël, Ayra ishin shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Madje jetonin bashkë dhe postonin shpesh foto e video. Mes dy motrave ka ndodhur një sherr i madh që i ka përçarë. Pas komenteve të shumta, Sara ka reaguar me një video në Instagram ku ka shpërthyer në të qara.

Aktorja ka sqaruar se motra e la pasi ajo po e kontrollonte dhe shprehej e penduar. Lexoni më poshtë deklaratën e Sara Khan të përkthyer nga Xing.al.

“Po e bëj këtë video për t’ju informuar se Ajra, motra ime e vogël të cilën e dua shumë… të gjithë e dinë sa shumë e dua, sa shumë do të thotë ajo për mua, e trajtova si vajzën time. Por tani e hoqa nga lista e ndjekësve dhe fshiva të gjitha fotot me të. Po flasin shumë, histori të ndryshme, por nuk janë të vërteta. Të vërtetën do t’jua them unë. Ajo është 18 vjeç dhe e pjekur për t’u kujdesur për veten. Ajo nuk do që t’i japësh urdhëra, gjë që nuk është e gabuar se ajo është e rritur. Ajo e kupton jetën, nuk kam nevojë t’i them çfarë të bëjë, i thoja shumë çfarë duhet të bënte. U përpoqa të bëhesha mama për të dhe ta kontrolloja… dhe ajo më la. Më la për mirë. Mbase nuk mund të isha motër e mirë. Mbase ishte gabim prandaj ajo më la dhe unë e lashë. Prandaj nëse dëgjoni çfarë ndodhi me mua dhe motrën time, janë gënjeshtra. E vërteta është se ajo është rritur dhe mund të kujdeset për veten. Edhe fëmijët i lënë prindërit. Edhe unë i lashë, erdha në Mumbai, s’mund të rri me ta gjithë kohën, është normale. Sa për fotot që fshiva, e bëra por e dua shumë, Zoti e bekoftë, kaq”, shprehet Sara Khan