KUR SEBEPI SHERRIT BËHET EMISIONI/ Vipa-t që u zunë LIVE para publikut: Nga Zaimina… (FOTO) – AlpeGossip
KUR SEBEPI SHERRIT BËHET EMISIONI/ Vipa-t që u zunë LIVE para publikut: Nga Zaimina… (FOTO)

KUR SEBEPI SHERRIT BËHET EMISIONI/ Vipa-t që u zunë LIVE para publikut: Nga Zaimina… (FOTO)

Formatet e spektakleve të ndryshme përveç se dhurojnë “show” dhe të qeshura nukkanë sesi të mungojnë edhe sherret live mes personazheve të njohur.

Mesa duket edhe vipa-t ndonjëherë nuk durojnë dhe pa dashur dalin nga petku i “imazhit perfekt” duke krijuar situata sherri gjatë emisionit. Kohët e fundit sherret nëpër formate të ndryshme televizive janë shtuar dhe janë bërë të shpeshta.

Iu njohim me disa nga sherret të cilat kanë bërë bujë në media dhe kanë tërhequr vëmendjen  e publikut.

“Shiko kush luan”

Para 7 ditësh sherri midis Zaiminës, Ronelës dhe Robert Berishës mori një vëmendje të madhe jo vetëm nga media por edhe nga publiku. Pas zënkës se kush paguhet më shumë, Robertit nuk i ka dal inati i cili ka publikuar një video duke tallur Zaiminën.

“Xing me Ermalin”

Kryefjala e ditës së sotme ishte sherri i bujshëm midis Tunës dhe Rudinës ku përfshi edhe Ermali me Oltin,të cilët nuk u ndalën me deklarata në rrjetin social Instagram.

Sherri midis Robertit dhe Tunës qarkullon prej muajsh në mediat rozë  dhe mesa duket fakti që Roberti ka qenë i ftuar në emisionin e Rudinës nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares. Ditën e djsehme ajo ka “thumbuar” moderatoren e cila nuk ia vonoi përgjigjen.

“Rudina”

Me siguri nuk  e keni harruar sherrin e famshëm midis Rudinës dhe Linda Reit, ku të dyja janë përballur live dhe kanë ngritur zërin pasi moderatorja e ka përdor fjalën “trasgjinore” e cila u prit shumë keqë nga ana e Lindës.

“Dance withe me”

Robert Aliaj dallohet për tonin e lart dhe gjykimet e tj gjithmonë krtitikuese dhe ne nuk mund ta harrojm sherrin me gazetaren Fiori Dardha. “Kërcen si gjyshe” pas këtij ofendimi gazetarja nuk u ndal duke u kapur të dy fjalë më fjalë.

/AlpeNews.al