PLASI BOMBA/ Khloe pranon se është e vështirë të shohë tradhëtinë e Tristan (VIDEO) – AlpeGossip
PLASI BOMBA/ Khloe pranon se është e vështirë të shohë tradhëtinë e Tristan (VIDEO)

PLASI BOMBA/ Khloe pranon se është e vështirë të shohë tradhëtinë e Tristan (VIDEO)

Momenti i shumëpritur erdhi! Fansat besnikë të reality show-t “Keeping Up With The Kardashians” mezi presin episodin e së dielës, ku e gjithë familja zien nga skandali i tradhëtisë së Tristan Thompson. “E!News” ka publikuar një pjesë nga episodi, që nis me Kim Kardashian, e cila e shqetësuar shprehet se me shumë mundësi Khloe do të lindë nga momenti në moment pasi të shohë këtë.

Por pavarësisht kuriozitetit, të tjerë fansa janë shumë të shqetësuar për Khloe-n dhe duke vendosur veten në vendin e saj, kuptuan se për yllin e “reality shoe-t” duhet të jetë shumë e vështirë të rikthejë kujtimet e atij momenti të tmerrshëm. Pra, me pak fjalë po i prekin plagën që nuk është mbyllur ende, teksa raportohet se me shumë gjasa Khloe i ka dhënë duart Tristan.

Khloe Kardashian iu përgjigj direkt në “Twitter” një prej fansave të saj, duke konfirmuar se është shumë e dhimbshme, por se kjo është jeta.

“Unë kam firmosur për të qenë pjesë e spektalit në të mirë dhe në të keq, apo jo? E keqja është shumë e vështirë ta bësh publike, por kjo është jeta” – shkruan Khloe Kardashian.
Të gjithë sytë janë tek ai, Tristan Thompson, i cili me siguri do të jetë mashkulli më i përfolur dhe më i urryer në botë, javën e ardhshme.