BLOGERIA PUBLIKON FOTON E MBULUAR ME GJAK PERIODASH/ Emina Cunmulaj nuk i kursen kritikat: Jo kjo ma shpif… – AlpeGossip
BLOGERIA PUBLIKON FOTON E MBULUAR ME GJAK PERIODASH/ Emina Cunmulaj nuk i kursen kritikat: Jo kjo ma shpif…

BLOGERIA PUBLIKON FOTON E MBULUAR ME GJAK PERIODASH/ Emina Cunmulaj nuk i kursen kritikat: Jo kjo ma shpif…

Një blogere suedeze i vuri flakën “Instagram-it”, pasi publikoi një foto ku shfaqte foto të fytyrë së saj dhe gjoksit të mbuluar me gjak periodash.

Jo vetëm në profilin e saj, por anembanë botës, njerëzit u ndanë në dy grupe ku një pjesë e cilësonin këtë imazh shumë shqetësues, ndërsa kishte të tjetër që e shihnin si shumë fuqizues për femrat anembanë botës. Edhe supermodelja shqiptare Emina Cunmulaj është përballur me këtë imazh në rrjetet sociale dhe nuk nguron të shprehë mendimin e saj.

Sipas Eminës, veprimi i blogeres është diçka shumë neveritëse.

“Jo, vajzë! Kjo foto thjesht më bëri për të vjellë”, – shkruan Emina në profilin e saj.

Maxinne Björk, e cila aktualisht jeton në Bali, njihet për postimet e saj kontraverse në Instagram.Blogerja suedeze e cilëson veten si një natyraliste dhe shumica e fotove në profilin personal në Instagram shfaqin lakuriqësi.Blogerja rregullisht trajton tema të tilla si masturbimi, feminizmi dhe fuqia e universit.