RESTORANTI PËRMBYTET NGA UJI/ Klientët e kamarierët vazhdojnë në terezinë e tyre (VIDEO) – AlpeGossip
RESTORANTI PËRMBYTET NGA UJI/ Klientët e kamarierët vazhdojnë në terezinë e tyre (VIDEO)

RESTORANTI PËRMBYTET NGA UJI/ Klientët e kamarierët vazhdojnë në terezinë e tyre (VIDEO)

Kjo video që do të shikoni më poshtë është një video e veçantë, të cilën nuk ndodh ta shikoni në vendin tonë, edhe pse ne përmbytemi herë pas here.

Kështu, teksa shiu i rrëmbyer ka mundur të futet brenda një restoranti në Venecia të Italisë, asnjë gjë nuk i ka ndalur apo dëshpëruar klientët dhe punonjësit të vazhdojnë planin e tyre.

Disa nga klientët janë parë teksa hanë të qetë ushqimin që kanë porositur më parë.

Duket si një skenë sureale, ku kamarierët çojnë picat në tavolina të ndryshme, klientë të tjerë rrinë në këmbë e të rinj hyjnë në restorant.

Videoja është publikuar në Facebook dhe është parë mbi 6 mijë herë.

Në fund të fundit, asgjë nuk duhet ta prishë shijimin e një vakti të mirë ushqimor.