“BËRA SEKS ME NJË FANTAZËM”/ 30 vjeçarja “shokon” se do martohet me partnerin e saj jo human (FOTO) – AlpeGossip
“BËRA SEKS ME NJË FANTAZËM”/ 30 vjeçarja “shokon” se do martohet me partnerin e saj jo human (FOTO)

“BËRA SEKS ME NJË FANTAZËM”/ 30 vjeçarja “shokon” se do martohet me partnerin e saj jo human (FOTO)

Një grua e cila pretendon se ka pasur marrëdhënie intime me një fantazmë, tashmë shprehet se, ka marë edhe një propozim për martesë.

Ametist Realm ka thënë se, nëntë muaj pas lidhjes së tyre, partneri jo human i ka propozuar për martesë gjatë një pushimi romantik.

Ngjarja, sipas saj, ka ndodhur fundjavën e kaluar në shpellat e “Wookey Hole” në Somerset të Anglisë. 30-vjeçarja pretendon se aty ka dëgjuar zërin e të dashurit.

Duke folur për propozimin e madh, Ametist tha: “Nuk kishte asnjë ulje në gju – ai [fantazma] nuk ka gjunjë. Por për herë të parë e dëgjova duke folur. Unë në fakt mund të dëgjoj zërin e tij dhe është i bukur. I thellë, seksi dhe i vërtetë”.

Ametisti tha se, fraza “A do të martohesh me mua?” bëri jehonë në shpellë, ndërsa shtoi: “Është e vështirë të shpjegosh, por, deri në atë pikë, fjalët e tij ishin brenda kokës. Por, atë ditë, fjalët dolën jashtë”.

Ajo ka treguar se marrëdhënie me fantazmën ka qenë shumë herë më e kënaqshme se sa me një njeri.