SOT NUK FLASIM ME GOJË/ Ja si e festonin Halloween-in dikur Nora dhe Tuna (FOTO) – AlpeGossip
SOT NUK FLASIM ME GOJË/ Ja si e festonin Halloween-in dikur Nora dhe Tuna (FOTO)

SOT NUK FLASIM ME GOJË/ Ja si e festonin Halloween-in dikur Nora dhe Tuna (FOTO)

Megjithëse janë kunata, raportet mes Tuna Sejdit dhe Nora Istrefit prej disa kohësh nuk kanë qenë aspak të mira. Benzinë zjarrit i hodhi së fundmi edhe Robert Berisha, i cili në një deklaratë të fortë u shpreh se as nuk do që ta shikojë me sy kunatën e tij, Tunën.
Mirëpo, para se marrëdhëniet e tyre të prisheshin, Nora dhe Tuna dikur ishin shoqe shumë të mira dhe në çdo event shiheshin në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Në rrjet po qarkullon një foto e disa viteve më parë, ku dy këngëtaret shfaqen të veshura me kostumet e festës, teksa ndodhen në një club nate duke festuar së bashku me Afërdita Dreshajn. Ato kanë pozuar duke qeshur pranë njëra-tjetrës, siç mund ta shihni në foton e mëposhtme.