FESTA E HALLOWEENIT/ Në vend të ëmbëlsirave fëmijët marrin tableta ekstazie – AlpeGossip
FESTA E HALLOWEENIT/ Në vend të ëmbëlsirave fëmijët marrin tableta ekstazie

FESTA E HALLOWEENIT/ Në vend të ëmbëlsirave fëmijët marrin tableta ekstazie

Edhe në festën e Halloween ndodhin incidente të pazakonta.

Policia ka nisur hetimet pas një ankese se të rinjtë kanë marrë tableta ekstazie gjatë lojës “Trick or Treat”.

Amy Dixon tha se fëmijët e saj, dy dhe pesë vjeç, u kthyen në shtëpi me një zarf që përmbante rreth 10 pilula të dyshimta. Ata kishin dalë mbrëmjen e së mërkurës për ritualin e përvitshëm që zhvillohet për festën e Halloween, mbledhjen e ëmbëlsirave në shtëpitë e fqinjëve.

Në një video në Facebook, Dixon tha se ishte tronditur nga incidenti.

Policia e Northumbria ka njoftuar se kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse tabletat ishin të dëmshme.