GJËRAT QËNKAN SERIOZE/ Klea Huta e quan “kunat” vëllain e Elgitit dhe i bën dedikimin special (FOTO) – AlpeGossip
GJËRAT QËNKAN SERIOZE/ Klea Huta e quan “kunat” vëllain e Elgitit dhe i bën dedikimin special (FOTO)

GJËRAT QËNKAN SERIOZE/ Klea Huta e quan “kunat” vëllain e Elgitit dhe i bën dedikimin special (FOTO)

Gjërat mes moderatores Klea Huta dhe këngëtarit Elgit Doda po bëhen mjaft serioze.

Klea është bërë tashmë pjesë e familjes së Elgitit dhe e quan vëllain e tij kunat.

Ajo ka publikuar sot në orët e para të mëngjesit një foto të vëllait të vogël të kantautorit.

Për të gjithë ju që nuk e njihni ai quhet Laert dhe ka një ngjashmëri të madhe me Elgitin.

“Edhe 100 kunati ma i majr prej krejtve”, shkruan Klea në një foto në Instastory shoqëruar me një ikonë zemre, duke na treguar kështu marrëdhënien e mirë që ka me të.

Ky është një tjetër hap që tregon se marrëdhënia mes çiftit është bërë tashmë familjare dhe gjërat po shkojnë drejt zyrtarizmit të saj.

Moderatorja dhe kantautori pranuan lidhjen e dashurisë para një viti, në përvjetorin e parë të lidhjes, me të njëjtën foto ku Elgiti puthte në ballë Klean.

Ndërsa pak ditë më parë ata festuan dyvjetorin e lidhjes dhe publikuan një foto të përqafuar ndërkohë në përshkimin e fotos Elgiti shkruan thjesht “2” duke treguar se sot ata festojnë përvjetorin e dytë si çift.