Ju mund të shkoni në palestër, të visheni bukur apo të bëni një makijazh të bukur, por prapë nuk do të jeni në gjendjen tuaj më të mirë. Sepse ushqimet kanë një ndikim madhor në pamjen tuaj dhe rrezatimin e trupit tuaj. Që të shkëlqeni dhe të dukeni gjithmonë të bukur konsumoni sa më shumë këto produkte ushqimore:
1.Kos
Dietologët këshillojnë kosin grek , pasi është i mbushur me proteina dhe ka shije të mirë . Por gjithashtu përmban shumë aminoacide, të cilat janë të mira për të hequr qafe rrathët e sy poshtë syve.
Nëse keni planifikuar një natë të gjatë jashtë , në mëngjes hani një kos grek dhe fytyra juaj nuk do ta ndiejë lodhjen.
2.Fasule
Fasulet dhe shumë bishtajore të tjera janë të mbushura me përbërës si proteina, zinku, hekuri dhe biotina, që ju japin flokë më të gjatë dhe më të fortë, sipas ekspertëve të shëndetit.
Përzieni disa fasule në sallatën tuaj ose pë rzijini me pak vaj ulliri dhe kripë për një meze të lehtë.
3.Ujë
Kemi dëgjuar shumë njerëz që betohen se sekreti i tyre i bukurisë është konsumimi i ujit. Dietologët thonë se uji është padyshim vendimtar për bukurinë . Kur ju jeni të hidratuar, metabolizmi juaj funksionon në mënyrë më të mirë, duke ju mbajtur në formë të shkëlqyeshme dhe dinjitoze.
4.Brokoli
Kjo perime e gjelbër është e ngarkuar me antioksidantë si vitamina C, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit tuaj të gjakut.
5.Luleshtrydhet
Nese nuk pëlqeni perimet e gjelbërta, luleshtrydhet janë gjithashtu të mbushura me vitaminë C.