TAYNA KA BËRË BUZËT/ Këtë histori e sqaron reperja dora vetë! – AlpeGossip
TAYNA KA BËRË BUZËT/ Këtë histori e sqaron reperja dora vetë!

TAYNA KA BËRË BUZËT/ Këtë histori e sqaron reperja dora vetë!

Tayna është një ndër reperet më të talentuara, që vetëm në disa muaj arriti të fitojë zemrën e fansave të saj dhe kapi majat e klasifikimeve në tregun muzikor shqiptar. Mirëpo, së fundmi reperja nga Kosova është komentuar edhe për pamjen.

Reperja e hitit “Doruntina” shfaqet në profilin e saj në “Instagram” me flokët brune dhe bjonde, duke lënë pa fjalë fansat.

 

Mbrëmjen e sotme, Tayna nisi një komunikim të drejtpërdrejtë me ndjekësit në “Instagram”, ku ata u kthyen në rolin e gazetarëve. Dhe kurioziteti i një prej ndjekësve ishte pikërisht për operacionet plastike, nëse ajo kishte ndërhyrë tek buzët.

“Jo gjilpëra dhe operacione këtu zemër” – i përgjigjet Tayna, duke i dhënë fund njëherë e mirë këtij diskutimi.