“Këtij publiku në këtë kaos ti propozojmë diçka tjetër”/ Adi Krasta zbulon detaje nga emisioni i ri (FOTO) – AlpeGossip
“Këtij publiku në këtë kaos ti propozojmë diçka tjetër”/ Adi Krasta zbulon detaje nga emisioni i ri (FOTO)

“Këtij publiku në këtë kaos ti propozojmë diçka tjetër”/ Adi Krasta zbulon detaje nga emisioni i ri (FOTO)

Programi i ri ku do ta shohim Adi Krastën, quhet “A në News 24” dhe siç vetë moderatori ka treguar pak javë më parë, aty njerëzit s’duhet të presin kurrfarë spektakli. I ftuar sot në emisionin “Kjo Javë”, në News 24, Krasta zbuloi edhe më rreth projektit të ri prime time.

“Konkurimi ka kaluar në televizionet e niveleve të informacionit, siç është edhe News24. Për mua është fondamentale të flas pa filtra. Nuk mendoj se jam aq i rëndësishëm. Shqipëria po tregon se duhet të bësh shumë që të reagojnë në ndonjë formë.

Nëse ka ndonjë lëkurë hollë që tendoset nga një shaka televizive, ky tregon se është problem i tyre. Në emision do të analizohet gjithë ç’ka ndodhur gjatë javës. S’ka asgjë spektakolare, por ajo që ndodh.”- u shpreh moderatore.

Ideja dhe qëllimi i Krastës duket se ka qenë t’i propozojë publikut diçka krejt tjetër.

“Kam menduar që këtij publiku, në këtë kaos, që janë njësoj, t’i propozojmë diçka tjetër. Do të ketë biseda, pyetje. Asgjë si pikë kthese në historinë televizive.”- përfundoi ai duke thënë se zgjodhi pikërisht News 24-ën për faktin se aty mund të flasë lirisht.