“I LUTEM KRYEMINISTRIT QË…”/ Këngëtarët kosovarë që duan pashaportën shqiptare por e kërkojnë gabim – AlpeGossip
“I LUTEM KRYEMINISTRIT QË…”/  Këngëtarët kosovarë që duan pashaportën shqiptare por e kërkojnë gabim

“I LUTEM KRYEMINISTRIT QË…”/ Këngëtarët kosovarë që duan pashaportën shqiptare por e kërkojnë gabim

Pavarësisht problemeve të shumta, mes shqiptareve te kosovës dhe atyre të shqipërisë ekziston një lidhje e veçantë. Ata asnjëherë nuk kanë bërë diferencim në prejardhjen e tyre dhe në çdo vend të botës që shkojnë krenohen hapur duke thënë se janë shqiptarë.

Këtë lidhje të vecantë e dëshmojnë edhe vipat nga Kosova të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre të madhe për të pasur një pasaportë shqiptare. Pavarësisht ndarjes territoriale, duket se asgjë nuk mund ta mposhtë ndjenjën e bukur kur je i lidhur në gjak.

Përveç kësaj, dhe një arsye tjetër qëndron pas kësaj kërkese. Të pasurit një pasaportë shqiptare u mundëson vipave një lirshmëri për të udhëtuar në vendet e Europës e veçanërisht për të ushtruar profesionin e tyre aty ku më së shumti jetojnë shqiptarët emigrantë. Thellë thellë, me siguri kjo është edhe më e rëndësishmja…

Një tjetër gjë që tërheq vëmendjen është se kërkesa faktikisht u drejtohet personave të gabuar të shtetit. Fillimisht duhet të dish kujt do ja kërkosh, e më pas bëhet thirrja.

AlpeNews.al ju njeh me vipat të cilët i kanë bërë thirrje publikisht presidentit të vendit për të pasur pasaportë shqiptare:

Filloreta Raçi

“Aman, atë pashaportën. Zoti kryeministër Rama atë pashaportë! Po ta bëj kërkesën mediatikisht live, si i bëhet për ta marrë?! Ok, e di që është Presidenti që ta jep, por Rama mund të më ndihmojë”, tha Fifi gjatë një emisioni live.

Labinot Tahiri

Këngëtari Labinot Tahiri bëri një kërkesë drejtuar përfaqësuesve politik të Shqipërisë, duke iu lutur që t’i bëjnë pasaportën shqiptare, pasi ai është shqiptar dhe nuk dëshiron që nëna e tij të vdes pa e parë që djali i tij ka emrin në një dokument kaq të rëndësishëm shqiptar. Për më tepër i drejtohej të gjith krerëve të shtetit ndërkohë që kërkesa i duhej dërguar vetëm presidentit.

Flaka Krelani

Këngëtarja e njohur e kërkoi live në emisionin Rudina, pashaportën shqiptare dhe të paktën ajo e pranoi që i nevojitej për realizimin e koncerteve.

Era Istrefi

Ashtu si edhe Flaka Krelani , edhe këngëtarja që tashmë gëzon famë botërore ka pranuar se pashaporta i nevojitej për realizimin e koncerteve në botë.

Ana Kabashi 

Gjithashtu edhe kjo këngëtare në emisionin Top Show ua ka kërkuar krerëve të shtetit nënshtetësinë shqiptare për të pasur mundësinë që të lëvizi lirshëm për koncerte.

/AlpeNews.al