Stresi vazhdon të jetë në burg me akuzën armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në një bandë kriminale.
Edhe pse në burg, reperi ka befasuar disa herë teksa ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, e së fundi ishte futur edhe ‘live’.
Po ashtu, ai postoi foto në të cilën ka paralajmëruar këngën e re të mikut të tij, reperit Anestezioni, me të cilin kishte bashkëpunuar për këngën “Gun Shot”.
“Së shpejti, kënga e re me videoklip nga @anestezioni #bb4life #loyal“, ka shkruar Stresi.