“A MË DON MU A DON NOIZYN”/ Xheni e “Big Brother” përgjigjet troç (FOTO) – AlpeGossip
“A MË DON MU A DON NOIZYN”/ Xheni e “Big Brother” përgjigjet troç (FOTO)

“A MË DON MU A DON NOIZYN”/ Xheni e “Big Brother” përgjigjet troç (FOTO)

Xheni është një nga ish banoret më tërheqëse dhe njëkohësisht më të përfolura pas përfundimit të Reality Showt Big Brother 9. Shpesh herë ajo u komentua për “lidhje-ndarjet” me Benardin e BB9, por më pas ajo i vuri kapakun këtij muhabeti duke thënë në Instagram se nuk njeh njeri me këtë emër. Prej disa ditësh ajo u largua sërish drejt Italisë, pranë familjes së saj, por nëpërmjet Instagramit na ka treguar se është kthyer sërish në Shqipëri për një ndalesë të shkurtër disa ditore.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe loja “pyetje-përgjigje” në Instastory është një ndër rubrikat që i pëlqen shumë. Së fundmi një fans e ka pyetur “a mdon mu a jo Noizyn” duke marrë shkas nga kënga e re e reperit me Dafinën dhe Xheni nuk e anashkaloi e iu përgjigj troç: “as ty as Noizyn”