Papërgjegjshmëria kalon kufijtë! Veprimi i shoferes në Tiranë rrezikon jetë njerëzish… – AlpeGossip
Papërgjegjshmëria kalon kufijtë! Veprimi i shoferes në Tiranë rrezikon jetë njerëzish…

Papërgjegjshmëria kalon kufijtë! Veprimi i shoferes në Tiranë rrezikon jetë njerëzish…

Me siguri trafiku dhe pritja në semafor është gjëja më bezdisëse për çdo shofer dhe pasagjer gjithashtu, por nëse të del ndonjë “shfaqje” ke me çfarë ta shtysh…
Një i ri sot ka fotografuar një zonjë pranë Spitalit Ushtarak, e cila vë make up-in teksa është në timon.

Nëse makina do ishte e fikur dhe e parkuar, këtu nuk do të kishte asnjë gjë të çuditshme, por zonja është në semafor dhe është shofere në këtë rast.

Ajo që i ka bërë përshtypje të riut është se veprimi i zonjës është një burim aksidenti, madje kjo nuk është hera e parë që rastis të shohim veprime të tilla në rrugët e Shqipërisë.

Kështu që, shoferë udhëtoni me kujdes, se nuk i dihet kurrë, ndoshta nuk do jetë dita juaj me fat kur një shofere harron të vërë make up-in në shtëpi dhe jo në makinë.