“ISHTE ARTIFICIALE”/ Olsi Bylyku publikon këngën e ndjerë por kritikohet nga artisti i njohur (VIDEO) – AlpeGossip
“ISHTE ARTIFICIALE”/ Olsi Bylyku publikon këngën e ndjerë por kritikohet nga artisti i njohur (VIDEO)

“ISHTE ARTIFICIALE”/ Olsi Bylyku publikon këngën e ndjerë por kritikohet nga artisti i njohur (VIDEO)

Ndërsa është kthyer në një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun, Olsi Bylyku ka treguar se synon që të përfshihet edhe në tregun e muzikës.

Aktori bashkë me Lorenc Hasramën prezantuan sot në “E Diela Shqiptare” këngën “Si të flas”, i cili u duartrokit nga publiku dhe juria.

Por një prej anëtarëve të jurisë që shtypi “butonin e kuqe” dhe duket se pati një kritikë për këngën, ishte artisti Armend Rexhepagiqi.

“Mua mu duk artificiale, një këngë jo e kohës dhe repi nuk mu duk i përfshirë në mënyrën e duhur”, u shpreh Rexhepagiqi.

Pasi iu drejtua mikrofoni Olsi Bylykut për të shprehur reagimin e tij, aktori i humorit tha:

“Nëse do isha këtu për humor do të kisha replikë, por muzika është ende një provë për mua. Ata vendosin këtu për këngën, faleminderit për kritikat dhe fjalët e mira”.

Dyshja do të performojë edhe në një nga netët e festivalit “Kënga Magjike”