“JEMI POPULL PAQËSOR”/ Ylli popit kthehet në skenë pas arrestimit (FOTO) – AlpeGossip
“JEMI POPULL PAQËSOR”/ Ylli popit kthehet në skenë pas arrestimit (FOTO)

“JEMI POPULL PAQËSOR”/ Ylli popit kthehet në skenë pas arrestimit (FOTO)

Ylli i popit të Uguandës, Bobi Wine është rikthyer në skenë.

Deputeti opozitar doli për herë të parë para fansave që kur u akuzua dhe u burgos për tradhti.

Gjatë shfaqjes kishte një prani të madhe të forcave policore dhe koncerti u lejua vetëm sepse ishte një ngjarje jo politike.

Bobi Wine ka pretenduar se u torturua dhe u rrah ndërsa ishte në paraburgim në gusht, diçka e mohuar nga autoritetet.

Popullariteti i tij në mesin e të rinjve të Ugandës shihet si një sfidë ndaj presidentit veteran Yoweri Museveni.

Pjesa më e madhe e mijëra të pranishmve në koncert ishin veshur me të kuq, ngjyra e lidhur me lëvizjen politike të ‘njerëzve të pushtetit’ të Bobi Wine.

“Unë e falënderoj policinë e Uguandës që na dha siguri dhe nuk ndaloi koncertin siç e ka bërë gjithmonë,”-u shpreh këngëtari. “Ne jemi një popull paqësor por duam të dëgjohemi.”