“ZHDUKET” FLOR MUMAJESI/ Emrin ia dëgjuam por fytyrën ia kemi harruar – AlpeGossip
“ZHDUKET” FLOR MUMAJESI/ Emrin ia dëgjuam por fytyrën ia kemi harruar

“ZHDUKET” FLOR MUMAJESI/ Emrin ia dëgjuam por fytyrën ia kemi harruar

Flor Mumajesi prej më shumë 2 muajsh nuk shihet askund në publik. Postimi i fundit në Instagram është ai i datës 19 gusht ku shfaqet në një foto me një mikun e tij, ndërkohë që nuk dihet se çfarë ka ndodhur me krijuesin e “Threedots” gjatë kësaj periudhe apo se me çfarë është i angazhuar ai. Megjithëse vet Flori nuk është shfaqur publikisht këto muaj, për të është folur pavarësisht.

Para pak javësh emri i tij u përmend në lidhje me një modele e cila ishte shtatzënë dhe babai i fëmijës u përfol se ishte pikërisht Flor Mumajesi. Muzikanti nuk reagoi aspak lidhur me thashethemet, të cilat i mohoi vet protagonistja.

Por ndërkohë që Flori ‘ka humbur gjurmët’, fansat e tij nuk e kanë harruar aspak, përkundrazi. Gjatë kësaj kohe emri i tij është lakuar së tepërmi për shkak të ngjarjes së bujshme që ka ndodhur me ish-partneren e tij, këngëtaren Elvana Gjata, e cila u përfshi në një sherr me armë në zonën e ish-Bllokut.

Ndonëse nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, e shkuara e krijuesit të shtëpisë muzikore “Threeedots” dhe lidhja e tij me këngëtaren shqiptare bëri që shumë fansat të reagojnë ashpër kundër kësaj të fundit. Ata që dikur ishin mësuar t’i shihnin kudo dhe gjithmonë bashkë, pak javë më parë i kujtuar Elvana Gjatës të shkuarën dhe Flor Mumajesin aq sa profili i saj në Instagram u dynd me komente të kësaj natyre. As kjo ngjarje nuk e bëri Mumajesin të reagonte.

Por atëherë kur menduam se Flori kishte zgjedhur që të largohej pak kohë nga publiku, u gabuam: Flor Mumajesi u rikthyer të bëjë atë që di më mirë; muzikë.

“Vuj” është kënga me të cilën “Theedots”-i Flor Mumajesit u rikthye në publik duke ia besuar atë këngëtares së njohur Ronela Hajati për të konkuruar në festivalin “kënga MAgjike 2018”. Një baladë dashurie e fuqishme dhe ritmike all “Threedots” që menjëherë pas prezantimit e renditi Ronelën në rangun e këngëve pretendente të këtij edicioni.