PROBLEME ME LËKURËN? Zbuloni disa nga maskat që mund t’i përgatisni në kushte shtëpie – AlpeGossip
PROBLEME ME LËKURËN? Zbuloni disa nga maskat që mund t’i përgatisni në kushte shtëpie

PROBLEME ME LËKURËN? Zbuloni disa nga maskat që mund t’i përgatisni në kushte shtëpie

Ja disa maska për kujdesin ndaj fytyrës në kushte shtëpie.
1. Marrim 1 lugë çaji kos, 1 lugë çaji vaj ulliri, ½ lugë çaji sodë dhe 5 pika lëng limoni.

Përzjeni mirë të gjithë përbërsit sipër dhe vendosini në fytyrë për rreth 15 minuta, më pas hiqeni maskën duke i bërë pak sekonda masazh butësisht dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Kjo maskë heq pikat e zeza në fytyrë dhe e lë atë të pastër dhe të butë dhe te hidratuar.
2. Marrim 1 lugë kos, 2 lugë tërshëre, 1 e bardhë veze dhe disa pika lëng limoni.

I përzjeni mirë ingredientët me njëri-tjetrin duke krijuar një pastë sa më të njëtrajtshme. Aplikojeni ne gjithë fytyrën dhe mbajeni për 10-15 minuta. Aplikimin shoqërojeni me një masazh për 30 sekonda dhe më pas lëreni të veprojë për 10-15 minuta.

Kjo maskë vepron në thellësi dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës.

3. Marrim 1 lugë sheqer, 1 lugë kafe, 4-5 pika limon dhe 1 lugë mjaltë.
Përzjeni mirë të gjithë përbërsit më sipër dhe vendosini në fytyrë për rreth 10 minuta, më pas hiqeni maskën duke i bërë pak sekonda masazh butësisht dhe më pas shpëlajeni me ujë te ftohtë.
Kjo maskë heq pikat e zeza , papastërtitë e akumuluara në fytyrë dhe e lë atë të pastër dhe të butë si një bebe.