RASTI TRONDITËS/ 18 plumba në kokë por kjo mace ka “7 shpirtra” (FOTO) – AlpeGossip
RASTI TRONDITËS/ 18 plumba në kokë por kjo mace ka “7 shpirtra” (FOTO)

RASTI TRONDITËS/ 18 plumba në kokë por kjo mace ka “7 shpirtra” (FOTO)

Një shprehje popullore thotë se macet kanë “7 shpirtra” dhe e tillë duket kjo mace spanjolle.

Ajo arriti të mbijetonte pasi u qëllua 18 herë me plumba, ndërsa rasti konsiderohet si flagrant për abuzimin ndaj kafshëve.

Incidenti ndodhi në Lardero në rajonin autonom La Rioja të Spanjës Veriore në fund të javës së kaluar.

Një kalimtar u alarmua kur gjeti macen e gjakosur dhe të çorientuar duke u endur rrugëve të fshatit të premten.

Ai e dërgoi macen e pikëlluar tek veterineri, i cili gjeti 18 plumba në kokë dhe në qafë. Macja është plagosur gjerësisht dhe ka humbur njërin sy. Goditja me vetëm një fishek është shpesh fatale për macet.

Asociacioni lokal për mirëqenien e kafshëve, Sacrificio Cero, raportoi incidentin tek autoritetet dhe mbulimi i medias lokale ka nxitur protestë në zonë.

Rasti tronditës i mizorisë vjen pas një vale të helmimit të qenve në qytetin e afërt të Logroños, muajt e fundit.