Këngëtarja e hitit që i dha sukses ndërkombëtar “Nëntori”, Arilena Ara ishte e ftuar të shtunën e kaluar në “Xing me Ermalin” ku gjatë emisionit u përlot sapo nisi të fliste për babain e saj. Shumë emocionues ishte një video që u transmetua në emision ku Arilena shfaqej duke treguar dashurinë e madhe për babain e saj kur konkurronte tek “Gjeniu i vogël”.
Pikërisht këtë pjesë Arilena e ka postuar në Instagram dhe ka shkruar një mesazh rrënqethës për babain e saj.
“Babi.. Nuk do mjaftojë një jetë për të treguar dashurinë e madhe që kam për ty. Unë vazhdoj të t’them Mirmëngjes dhe Natën e mirë çdo ditë!
Eshte ndjesia më e bukur të thërrasësh BABA! Faleminderit për mesazhet e bukura që më keni dërguar. Dashuri, Arilena”, shkruan këngëtarja.