Amela Agastra, vajza që vodhi zemrat e të gjithëve në ‘Gjeniun e Vogël’ është rikthyer më e përgatitur se kurrë për edicionin e 20-të të Këngës Magjike.

Ajo ka prezantuar këngën “Më lër”, një baladë dashurie e punuar nga Darko Dimitrov dhe Fifi.

Amela ka zbuluar sërish vokalin e saj të madh me këtë projekt të ri muzikor. Mbetet për tu parë nëse “Më lër” do jetë suksesi i saj i rradhës.

Ajo u bë e njohur për publikun në vitin 2014 kur mori pjesë në “Gjeniu i vogël 6” dhe që prej asaj kohe nuk është shkëputur nga muzika.