PALLATI MBRETËROR JEP LAJMIN/ Meghan dhe Harry së shpejti do largohen nga aty – AlpeGossip
PALLATI MBRETËROR JEP LAJMIN/ Meghan dhe Harry së shpejti do largohen nga aty

PALLATI MBRETËROR JEP LAJMIN/ Meghan dhe Harry së shpejti do largohen nga aty

Çifti mbretëror, Meghan dhe Harry shumë shpejt do të largohen nga Londra dhe Pallati mbretëror për të jetuar të ndarë nga familja.

Mediat britanike kanë zbuluar se shtëpia ku do të zhvendosen është një dhuratë nga mbretëresha. Dukesha Meghan dhe Duka Harry aktualisht jetojnë në Nottingham Cottage, një shtëpi që është brenda Kensington Palace.

Ndërsa pak më vonë do të jetojnë në Frogmore Cottage në kështjellën Windsor. Shtëpia në fjalë ka 10 dhoma gjumi dhe pas disa rregullimesh do të jetë në gjendje perfekte.

Sipas burimeve pranë familjes mbretërore, dy të dashuruarit dëshirojnë ta rrisnin të voglin që do të vijë në jetë larg qytetit.