“TIPIKE KU-NATA”/ Marrëdhënia mes Meghan dhe Kate nuk është ajo që mendonim – AlpeGossip
“TIPIKE KU-NATA”/ Marrëdhënia mes Meghan dhe Kate nuk është ajo që mendonim

“TIPIKE KU-NATA”/ Marrëdhënia mes Meghan dhe Kate nuk është ajo që mendonim

Marrëdhënia mes William dhe Harry nuk është më e njëjta dhe fajin e kanë gratë e tyre!

Sipas “Dailymail”, Meghan dhe Kate janë arsyeja kryesore përse dy djemtë po ndahen pak nga pak dhe nuk e kanë më atë lidhjen speciale mes tyre. Ditën e djeshme, u njoftua se Meghan dhe Harry do të zhvendosen nga Kensington Palace në Windsor.

Prindërit e rinj kanë dëshirë të shijojnë bebin që do të vijë në jetë, larg vëmendjes së familjarëve dhe ashtu siç ata duan. Ndaj, për t’i shpëtuar këshillave të panevojshme dhe për të evituar mosmarrëveshjet kanë vendosur të shpërngulen.

“Kate dhe Meghan janë krejtësisht të ndryshme, dy persona me karaktere të kundërt. Nuk i kanë shumë mirë marrëdhëniet me njëra-tjetrën dhe nuk janë të afërta” – tha një burim për gjigandin mediatikbritanik.

Duket se Meghan nuk po e fiton dot zemrën e familjes mbretërore, pasi më herët gjatë javës u bë publike lajmi se Mbretëresha Elizabeth ka shumë rezerva në lidhje me zgjedhjet e saj për veshjen.

Madje, i ka vënë rregulla strike që fillimisht ngjyrës së zezë t’i thotë mirupafshim, të mbajë kapelen kur i kërkohet dhe e treta, të mos vishet si yll Hollywood-i, por si një zonjë e denjë e familjes mbretërore!