“DITA E FLAMURIT”/ Kështu uron stërmbesa e Skënderbeut shqiptarët për festën e Pavarësisë (FOTO) – AlpeGossip
“DITA E FLAMURIT”/ Kështu uron stërmbesa e Skënderbeut shqiptarët për festën e Pavarësisë (FOTO)

“DITA E FLAMURIT”/ Kështu uron stërmbesa e Skënderbeut shqiptarët për festën e Pavarësisë (FOTO)

Dita e sotme ka nisur me urime të shumta me rastin e Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit, dhe artistët shqiptarë kanë zgjedhur të festojnë kuq e zi.

Në mesin e shumë prej tyre hyn edhe ylli i muzikës në Australi, pasardhësja e heroit tonë kombëtar, Sofie Kastrioti.

Nëpërmjet publikimit të disa fotografive në Instastory, stërmbesa e Skënderbeut ka zgjedhur që t’i urojë shqiptarët për festën e flamurit.

‘’Urime kjo pavarësi e një kombi’’ ka shkruar ajo pranë njërit postim derisa në fotot e tjera shihet ajo me flamurin kuq e zi.

Sofie më parë është shprehur krenare me faktin se është pasardhëse e Skënderbeut.

Ajo po ashtu performoi në Melbourne “Vallen e Rugovës”, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.

 

Ndërsa në Kosovë ka qëndruar para dy vitesh ku erdhi në kuadër të festivalit të rrushit dhe të verës ‘Hardh Fest’, si mysafire speciale./intv.al/