PASI TË GJITHË PAMË VIDEON KU GATI SA NUK PUTHI FIFIN/ Bëhet “i gjallë” Flori Mumajesi. Shihni çfarë thotë (FOTO) – AlpeGossip
PASI TË GJITHË PAMË VIDEON KU GATI SA NUK PUTHI FIFIN/ Bëhet “i gjallë” Flori Mumajesi. Shihni çfarë thotë (FOTO)

PASI TË GJITHË PAMË VIDEON KU GATI SA NUK PUTHI FIFIN/ Bëhet “i gjallë” Flori Mumajesi. Shihni çfarë thotë (FOTO)

Flori Mumajesi ka qenë në qendër të vëmendjes këto dy javët e fundit. Pasi të gjithë e prisnin të shfaqej në emisionin “E Diela Shqiptare”, për të prezantuar këngën e tij konkurruese për “Këngën Magjike”, Flori nuk u duk gjëkundi, të paktën deri të mërkurën.

Ai publikoi klipin e ri në bashkëpunim me këngëtarin Bruno, me titull “Ja ke bo vetes”, që u mor si një mesazh për një femër që e ka tradhtuar.

Çuditërisht Flori nuk e publikoi këngën e tij në Instagram, ashtu siç Bruno bëri. Kantautori i njohur ka bërë mjaft mungesa në rrjetin social, ku nuk ka publikuar prej muajsh, dhe ja sot më në fund ai u rikthye me një surprizë.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, Flori është rikthyer duke lënë të kuptohet se diçka e madhe po vjen.

“Plas”, shkruan ai në InstaStory, që pritet të jetë titulli i këngës me të cilën do të paraqitet në festivalin “Kënga Magjike”.

Flori Mumajesi do të sjellë këtë të diele (nesër) projektin e ri premierë për 20-vjetorin e festivalit.