HOQI DORË NGA MESHKUJT? Demi Moore kapet “mat” me të dashurën serbe (FOTO) – AlpeGossip
HOQI DORË NGA MESHKUJT? Demi Moore kapet “mat” me të dashurën serbe (FOTO)

HOQI DORË NGA MESHKUJT? Demi Moore kapet “mat” me të dashurën serbe (FOTO)

Aktorja e njohur hollivudiane përflitet së është në një lidhje me stilisten serbe, Masha Mandzuka.

Në disa foto të publikuara nga “Daily Mail”, 56-vjeçarja Demi Moore shihet shumë e lumtur pranë 43-vjeçares Masha dhe vajzës së saj Rumi, 2 vjeçe, në Los Angeles.

Demi, e cila ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin Bruce Willis, ishte shumë e dashur me vogëlushen ndërsa dyshja po blinte veshje për të.

Spekulohet se Demi është në një lidhje me stilisten prej më shumë se dy vitesh. Muajin e kaluar u raportua se Demi është në një marrëdhënie intime me një grua.

“Ato dalin të kapura për dore dhe Demi është si një nënë e dytë për vajzës e Masha-s”, tha një burim për “Radar”, një muaj më parë.

Masha, e cila ka dhe markën Anda & Masha, është nënë edhe e një djali 5 vjeç.

Dyshja duket se është njohur që në 2014-n dhe nëse lidhja e tyre zyrtarizohet do të jetë marrëdhënia e parë publike e Demi-t që pas ndarjes nga Ashton Kutcher në 2011-n.

Ata finalizuan divorcin në 2013-n, pas tetë vitesh martesë. Çifti u njoh në 2003-shin, kur Ashton ishte vetëm 25 vjeç dhe Moore 41 vjeçe.