“THUMBI I RRADHËS”/ Jul Deda: Ne kemi audiencë më shumë se Luana po s’dalim ta themi… – AlpeGossip
“THUMBI I RRADHËS”/ Jul Deda: Ne kemi audiencë më shumë se Luana po s’dalim ta themi…

“THUMBI I RRADHËS”/ Jul Deda: Ne kemi audiencë më shumë se Luana po s’dalim ta themi…

I ftuari i kësaj jave në “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka qenë aktori Julian Deda. Ai ka treguar të rejat nga jeta e tij profesionale por edhe ajo personale. Tashmë prej shtatorit ai dhe aktorët e tjerë të “Duplex”-it janë në Tv Klan, një television më i madh dhe me shikueshmëri më të lartë.

Aulona dhe Fatma e kanë ngacmuar Julin lidhur me matësit e audiencës dhe nëse edhe ata janë të fiksuar pas thyrjes së rekordeve në shikueshmëri. A e kanë thyer rekordin e Ermalit?

“Ne nuk i nxjerrim statistikat e audiencës. Nëse do t’i tregoj i kam. Ne nuk e bëjmë sepse më duket një luftë kot kjo çeshtja e audiencës. Unë i kam të dhënat dhe ne jemi mbi televizionet e tjera.”,- është shprehur Juli.

“Ju nuk ju shohin jashtë Shqipërisë siç shohin Luanën përshembull, që thotë kam një audiencë nga të gjithë kontinentet. ”,- ka thënë Aulona.

“Nuk më rezulton kështu por mëgjithatë ajo ka mendimin e vet.”,- është përgjigjur Juli, duke nënkuptuar se në fakt statistikat flasin ndryshe nga sa shpesh shprehen njerëzit në ekran.