“HA ÇDO GJË…”/ Almeda Abazi flet për herë të parë për shtatzëninë dhe pasojat e saj – AlpeGossip
“HA ÇDO GJË…”/ Almeda Abazi flet për herë të parë për shtatzëninë dhe pasojat e saj

“HA ÇDO GJË…”/ Almeda Abazi flet për herë të parë për shtatzëninë dhe pasojat e saj

Almeda Abazi është një nga vajzat shqiptare më të njohura e të përfolura në rrjete sociale. Ajo gjithashtu është mjaft e njohur edhe në Turqi kryesisht për martesën me aktorin e famshëm turk Tolgahan Sayisman.

Çifti prej disa javësh kanë treguar se janë në pritje të fëmijës së parë dhe madje kanë zbuluar se presin një djalë.

Gjatë këtyre javëve është shtuar kurioziteti për të parë edhe barkun e rrumbullakosur të Almedës, por ajo akoma nuk na e ka dhënë këtë kënaqësi. Megjithatë ish miss-i është mjaft aktive në rrjete sociale dhe komunikon shpesh me ndjekësit e saj duke i lejuar t’a pyesin për gjithçka.

Dikush nga ndjekësit e pyeti sot se sa muajshe është dhe sa kilogramë ka shtuar gjatë kësaj periudhe.

“Kam hyrë në muajin e pestë, por po vijnë shumë pyetje për kilet… Mos t’i hyjmë asaj teme ju lutem sepse po ha çdo gjë” – ka shkruar Almeda.

Gjithashtu ajo ka thënë se ka shtuar shumë kilogramë dhe ngjan si një balenë kohët e fundit.

Ne mezi po presim ta shohim me barkun e rrumbullakosur Almeden, kështu që do vazhdojmë të presim…