Rita Ora pas koncertit: E nisëm bashkë, nuk do isha këtu pa ju (FOTO) – AlpeGossip
Rita Ora pas koncertit: E nisëm bashkë, nuk do isha këtu pa ju (FOTO)

Rita Ora pas koncertit: E nisëm bashkë, nuk do isha këtu pa ju (FOTO)

Rita Ora pas përfundimit të koncertit është shprehur mirënjohëse ndaj gjithë atyre që kishin dalë për ta parë e për ta dëgjuar.

Ajo ka kujtuar herën e parë kur kishte ardhur në Kosovë e kur kishte bërë edhe videoklipin e këngës “Shine your light”.

“Ne e filluam këtë bashkë dhe nuk do të isha këtu ku jam, pa ju”, ka shkruar Rita ndër tjera.

Këngëtarja ka theksuar sërish se është krenare që është shqiptare.

“Sapo më thanë që rreth 300 mijë njerëz kishin ardhur për të më parë mua. Urime Dita e Pavarësisë. Nuk do të kisha dashur të jem askund tjetër në botë. Ne e filluam këtë bashkë dhe nuk do të isha këtu ku jam, pa ju. Një falënderim i veçantë shkon për ekipin tim, @elenaora @amantinatolaj @lonismithhh @kyledevolle @taëbox @lisalaudat1 @thetouringgroup Adrian Luan dhe për të gjithë Qeverinë. Afër 10 vite në këtë lojë dhe kjo ndjenjë nuk largohet asnjëherë. U jam mirënjohëse. Jam krenare. Jam shqiptare. Deri herën tjetër !!! Ndalja tjetër, në Britani. #Kosova10”, ka shkruar ajo.