THANË SE JANË MIQ/ Si do ta presë Alba Hoxha këtë përballje të Albi Nakos me Klaudia Pepën në “Kënga Magjike”? (FOTO) – AlpeGossip
THANË SE JANË MIQ/ Si do ta presë Alba Hoxha këtë përballje të Albi Nakos me Klaudia Pepën në “Kënga Magjike”? (FOTO)

THANË SE JANË MIQ/ Si do ta presë Alba Hoxha këtë përballje të Albi Nakos me Klaudia Pepën në “Kënga Magjike”? (FOTO)

Janë ndër personazhet më të përfolur në showbizz-in shqiptar të cilët tashmë prej kohësh kanë mbajtur pas vetes vëmendjen e mediave rozë.

Ishte fillimisht ndarja e Albi Nakos me balerinën Klaudia Pepa e cila “pushtoi” showbizz-in shqiptar rreth një vit më parë dhe tani një mardhëne romantike e cila aludohet se ka lindur mes koreografit dhe balerinës Alba Hoxha.

Klaudia është rikthyer në Shqipëri për të prezantuar Këngën Magjike përkrah Ardit Gjebreas dhe moderatores Bora Zemani.

Edhe pas shkëputjes së saj nga televizioni i cili e rriti në karrierë, Klaudia i ka mbajtur mardhëniet mjaft mirë me Ardit Gjebrean.

Nga ana tjetër, nuk duket kështu për Albin.

Bordo.al ka mësuar se prej disa kohësh Albi Nako është larguar nga programi “E diela shqiptare” dhe puna e tij si koreograf aty dhe madje kështu nuk është pjesë as e “Kënga Magjike”.

Trupa e baletit të një prej programeve më të ndjekur shqiptare i është besuar pas largimit të Nakos, koreografes së njohur Kozeta Bakiu.

Këto zhvillime, të cilat janë bërë pa shumë bujë e promovim, lënë të kuptohet se një takim i mundshëm mes ish çiftit Klaudia Pepa dhe Albi Nako me shumë mundësi nuk do të ndodhë, por gjithashtu nuk do të ishte as e habitshme nëse ata takohen sepse pas ndarjes kanë treguar se kan mbajtur raporte mjaft të mira dhe miqësore me njëri-tjetrin.