DUA LIPA HYRI NË MES TË RITËS DHE BEBES? Ja si qëndron e vërteta (FOTO) – AlpeGossip
DUA LIPA HYRI NË MES TË RITËS DHE BEBES? Ja si qëndron e vërteta (FOTO)

DUA LIPA HYRI NË MES TË RITËS DHE BEBES? Ja si qëndron e vërteta (FOTO)

Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë nominuar për kategorinë “Artistët e rinj më të mirë” për çmimet “Grammy”. Një ëndërr e kthyer në realitet për të dyja këngëtaret shqiptare, të cilat kanë shpërthyer duke qarë me dënese nga gëzimi.

Sigurisht që për Bebe Rexhën, këngëtarja Rita Ora nuk i kurseu aspak urimet. Përmes një postimi në “Insta Story”, ku shfaqej duke u puthur në buzë me këngëtaren shqiptare, Rita tregoi se ishte shumë krenare për të.

“Shumë krenare për ty Bebe Rexha. Suksese në muajin shkurt” – shkruan në foto Rita, për “motrën” e saj shqiptare, duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet se mes tyre pati mosmarrëveshje.

Ndërsa për Dua Lipën, si gjithmonë Rita Ora nuk tha as edhe një fjalë të vetme!

Prej disa javësh, dyshohej se marrëdhënia mes Ritës dhe Bebes ishte thyer për shkak se këngëtarja e hitit “I’m a Mess” shikohej vetëm në shoqërinë e Dua Lipës, duke lënë pas dore Ritën. Madje, Bebe nuk e uroi Ritën për ditëlindje në rrjetet sociale. Por duket se marrëdhënia mes tyre është normale, si më parë dhe se asgjë nuk ka ndryshuar.