ËSHTË VETËM 9 MUAJ/ Aktori turk ka planifikuar që tani të ardhmen e djalit – AlpeGossip
ËSHTË VETËM 9 MUAJ/ Aktori turk ka planifikuar që tani të ardhmen e djalit

ËSHTË VETËM 9 MUAJ/ Aktori turk ka planifikuar që tani të ardhmen e djalit

Rreth 9 muaj më parë aktori i njohur turk Ozcan Deniz, u bë baba për herë të parë. Ndërkohë që shijon këtë periudhë të veçantë në jetën e tij, së bashku me partneren, Ozcan ka nisur të mendojë që tani për të ardhmen e fëmijës.

Ndonëse është pak herët, aktori ka nisur të bëjë takime me disa shkolla private në Londër dhe në Zvicër. Tashmë ai ka një listë të qartë dhe sapo vogëlushi të rritet do të nisë të mësojë në një nga shkollat më të mira.

Gjithashtu, mësohet se bashkëshortja e tij po përpiqet të zgjerojë biznesin e saj përtej Turqisë. Kështu që vendi që do zgjidhet si i duhuri për edukimin e vogëlushit, do të jetë edhe vendi në të cilin çifti do përpiqen të zgjerojnë biznesin e tyre.