“KRENARE PËR VENDIN NGA VIJ”/ Ledina Çelo bën dedikimin special për Ermonela Jahon – AlpeGossip
“KRENARE PËR VENDIN NGA VIJ”/ Ledina Çelo bën dedikimin special për Ermonela Jahon

“KRENARE PËR VENDIN NGA VIJ”/ Ledina Çelo bën dedikimin special për Ermonela Jahon

Ledina Çelo ka pasur fatin të jetë e pranishme në një nga shfaqjet e sopranos së njohur shqiptare Ermonela Jaho. Sigurisht, këngëtarja e njohur e takoi edhe në prapaskena dhe ndau me të gjithë ndjekësit e saj disa imazhe të veçanta nga mbrëmja. “Ai momenti kur ndihesh krenare nga je dhe nga vjen. Diva”,-ka shkruar Ledina krahas fotove.

Shfaqja që ka interpretuar soprano e njohur është ‘Madame Butterfly’, një nga kryeveprat më të rëndësishme operistike në botë. Kujtojmë se Ermonela është prej shumë vitesh aktive në Europë me interpretimet e saj. Ajo është vlerësuar shpesh nga kritika ndërkombëtare si një nga sopranot më të mira.