“FEMËR LUFTARAKE”/ Kënga e Soni Malajt në “RTSH” ka një mesazh të fortë (FOTO) – AlpeGossip
“FEMËR LUFTARAKE”/ Kënga e Soni Malajt në “RTSH” ka një mesazh të fortë (FOTO)

“FEMËR LUFTARAKE”/ Kënga e Soni Malajt në “RTSH” ka një mesazh të fortë (FOTO)

Soni është rikthyer fuqishëm si një prej protagonisteve kryesore të Festivalit të 57-të të RTSH-së. Dhe kënga që sjell, ka një karakter autobiografik. E kuptojmë se cfarë nënkupton duke nisur që nga titulli.

“Më e fortë”, quhet hiti që ka korrur sukses deri tani duke bërë që të renditetet aktualisht në mesin e krijimeve pretendente për trofenë e eventit të rëndësishëm. Kenga është kompozim I vetë Sonit në bashkëpunim me Irkenc Hykën, ndërsa teksti është nga Big Basta dhe Petro Xhori. Mesazhi është mjaft domethënës: këngëtarja e përshkruan për Class si një dedikim për të gjithë ata të cilët jeta I ka rrëzuar shumë herë, por sërish janë ngritur në këmbë me të njëjtën forcë. Në qendër të këngës është një femër luftarake e cila përballet me sfidat e jetës, apo sic preferon ta quajë Soni, “një titane“.