“U TREGUA E PASHPIRT”/ Kjo është aktorja e parë në histori që refuzoi një përqafim nga Brad Pitt – AlpeGossip
“U TREGUA E PASHPIRT”/  Kjo është aktorja e parë në histori që refuzoi një përqafim nga Brad Pitt

“U TREGUA E PASHPIRT”/ Kjo është aktorja e parë në histori që refuzoi një përqafim nga Brad Pitt

A do të refuzoje një përqafim nga Brad Pitt? Veçanërisht nëse do të dije se është divorcuar nga Angelina Jole?

Epo një aktore e famshme u tregua e pashpirt dhe e la yllin e Hollivudit me krahët hapur, pasi refuzoi ta përqafonte.

E ftuar në “Jimmy Kimmel live”, Amy Adams tha se sapo kishte bërë makijazh dhe ishte veshur për rolin e saj në filmin e ri “Vice”.

Aty aktores i duhet të luajë rolin e autores amerikane Lynne Cheney dhe të maskohet për të rritur vitet e moshës.

Producenti i këtij filmit, Brad Pitt vendosi një ditë të vizitojë aktorët në setin e xhirimeve, ku ishte edhe Amy. Kjo e fundit kishte një infeksion në sy dhe në momentin kur Brad u afrua ta përqafonte, e refuzoi pa iu dridhur qerpiku.

“Ai u tregua kaq i ëmbël dhe më tha ‘o sa mirë që po të shoh’ dhe erdhi të më përqafonte dhe unë thashë ‘oh po ndodh më në fund’, por nuk mund ta përqafoj, kam syrin e kuq dhe i thashë ‘jo jo jo”, dhe në atë moment u bëra femra e parë në histori që refuzova një përqafim nga Brad Pitt”.

Epo ti qofsh Amy Adams!