“FRENKLI DONTE VAJZË”/ Jona tregon “taksiratet” që hoqi me partnerin dhe qeshëm me të madhe – AlpeGossip
“FRENKLI DONTE VAJZË”/ Jona tregon “taksiratet” që hoqi me partnerin dhe qeshëm me të madhe

“FRENKLI DONTE VAJZË”/ Jona tregon “taksiratet” që hoqi me partnerin dhe qeshëm me të madhe

Do djalë apo vajzë?

Kjo është pyetja që bën çdo shqiptar kur sheh një femër shtatzënë. E tillë ishte situata edhe për Jona Spahiun, të cilën e rrethonin njerëz që dëshironin që ajo të lindte një djalë por edhe ata që donin një vajzë.

Vetë Jona nuk kishte ndonjë preferencë edhe pse e ndjente që po priste djalë, por fansi më i madh që Jona të lindte vajzë ishte partneri i saj Frenkli:

“Ishte aq narcist saqë donte një vajzë dhe thoshte se, një syzezë, vetullzezë, e bukur do t’i bashkohet familjes. Gjithsesi erdhi një sybukur në familje pavarësisht çfarë kërkonte babai i Raidenit”.

Por taksiratet e gjithë kësaj i ka hequr doktoresha që e ka ndjekur shtatzëninë e Jonës pasi sipas saj: “Frenkli në të gjitha kontrollet kërkonte që të zmadhonte bibilushin e djalit sepse nuk ishte i bindur nëse ai ishte djalë apo jo”.

Në videon e pulikuar në YouTube, Jona tregon gjithashtu se dëshironte që të bënte një lindje natyrale dhe ishte përgatitur për këtë si një vajzë e fortë që është, por fati nuk ishte me të.

Raiden kishte kordonin na qafë dhe u detyrua që ta lindte me operacion. Momenti më i bukur ishte kur mori djalin e vogël në krahë dhe aty gjithçka u shumëzua me 0.