“ZOTI E DI QËLLIMIN”/ Capital T shndërrohet në babagjyshin e Vitit të Ri dhe surprizon fëmijët me dhurata (FOTO) – AlpeGossip
“ZOTI E DI QËLLIMIN”/ Capital T shndërrohet në babagjyshin e Vitit të Ri dhe surprizon fëmijët me dhurata (FOTO)

“ZOTI E DI QËLLIMIN”/ Capital T shndërrohet në babagjyshin e Vitit të Ri dhe surprizon fëmijët me dhurata (FOTO)

Capital T nuk i ndahet veprave të bamirësisë! Pasi ndërtoi 5 shtëpi për familjet në nevojë, reperi shqiptar ka vendosur t’i rikthejë buzëqeshjen edhe dhjetëra fëmijëve. Ai u shndërrua si babagjyshi i Vitit të Ri për fëmijët romë në një shkollë në Kosovë dhe mbërriti me një bagazh plot e përlot me dhurata.

“Jemi në prag të festave të fundvitit dhe kemi edhe një aksion tjetër për të ndërmarrë, me disa dhurata për fëmijë” – shprehej reperi në një nga videot e bëra publike.

Duket së fëmijët janë mëse të lumtur me dhuratat nga reperi shqiptar, teksa e falenderojnë në kor për zemërgjërësinë e tij.

Capital T na ka dhënë një leksion të mirë të humaniteti. Reperi ka kthyer sytë tek personat që nuk kanë të njëjtin fat në jetë si ai dhe është kthyer në ëngjëllin e tyre mbrojtës. Pesë ditë më parë, ai dhuroi pesë shtëpi për familjet në nevojë.

“Zoti është i madh, ai e di qëllimin tim” – shkruante reperi krahas postimit!

E nuk dimë ç’të themi më shumë se bravo, na e mbushi shpirtin plot me zemërgjërësinë e tij