“ËSHTË SI VËLLA PËR MUA”/ Deputetja Elona Gjebrea flet për marrëdhënien me Arditin (FOTO) – AlpeGossip
“ËSHTË SI VËLLA PËR MUA”/ Deputetja Elona Gjebrea flet për marrëdhënien me Arditin (FOTO)

“ËSHTË SI VËLLA PËR MUA”/ Deputetja Elona Gjebrea flet për marrëdhënien me Arditin (FOTO)

Deputetja e njohur Elona Gjebrea ka qenë e ftuar tek emisioni i pasdites ‘Rudina’, nga ku ka folur për jetën e saj që nga fëmijëria e deri tani. Sigurisht që jashtë bisedës nuk mbeti as kushëriri i saj, moderatori i njohur Ardit Gjebrea, me të cilin siç vetë Elona pranoi ka marrëdhënie shumë të mira, madje e konsideron vëlla. “Mblidheshim për çdo festë. Kishim lidhje shumë të forta. Arditi dhe e ëma e tij këndonin shumë se edhe ajo këndonte bukur. Unë përpiqesha, por stonoja”,-u shpreh deputetja.

Më tej Elona ka zbuluar disa pamje nga shtëpia e saj nga ku e njohu publikun edhe me kujtimet e vjetra të ruajtura në foto. Ajo është nënë e dy vajzave binjake dhe për këtë eksperiencë ajo foli me shumë emocion duke theksuar se e ka ndihmuar shumë bashkëshorti që të kujdeset për to.