“BUZË DETIT E ME HËNËN E PLOTË”/ Ami tregon super propozimin për martesë që i bëri Ermali – AlpeGossip
“BUZË DETIT E ME HËNËN E PLOTË”/ Ami tregon super propozimin për martesë që i bëri Ermali

“BUZË DETIT E ME HËNËN E PLOTË”/ Ami tregon super propozimin për martesë që i bëri Ermali

Amarda Toska sapo xhelozoi të gjitha vajzat teksa tregoi propozimin romantik që Ermali i kishte bërë për martesë.

“Propozimi për ka qënë si nëpër martesë  ka qënë si në filma. Secila vajzë e ëndërron  propozimin për martesë dhe unë pata fatin ta kem tamam si nëpër filma, buzë detit me hënën e plotë, shumë romantike. Unë nuk dija asgjë.

Ishim me pushime jashtë shteti dhe Ermali kishte menduar çdo gjë për propozimin. Madje edhe unaza ishte me gur rubin, që është dhe guri i shenjës time, gjë që as unë vetë nuk e dija” – tregoi Ami në “Xing me Ermalin”.

Sot Ami dhe Ermali janë prindër të dy fëmijëve, Joel dhe Sia, dhe mbeten nga çiftet e famshëm më simpatikë e të dashur për publikun shqiptar