Viti 2018 ishte i mbushur me shumë surpriza e plot gjëra të reja të cilat kalojnë pra syve të të gjithëve.
Ato që mbeten gjithnjë në mendje janë sukseset që arrihen gjatë kohës si dhe të motivojnë në të ardhmen.
Por çfarë ka ndodhur me jetën e vipave gjatë këtij viti?
AlpeNews.al ju njeh me disa prej tyre që kanë arritur sukses të madh dhe janë një model për tu ndjekur:
Albana Osmani
Moderatorja e njohur dhe themeluesja e fondacionit “Luledielli”, Albana Osmani, u përzgjodh nga stafi i revistës “Global Woman”, për të qenë në kopertinën e saj. “Global Woman” është një ndër revistat britanike më prestigjoze me famë ndërkombëtare, e cila në fokus vendos femrat e suksesshme në karrierë, të cilat kanë arritur majat e suksesit vetëm nëpërmjet punës dhe talentit të tyre.
Arjola Shehu
Kohë më parë moderatorja e njohur njoftoi se do të prezantonte në krah të gazetarit Marco Ardemagni në “Tipicita”.
“E hapur për një karrierë në televizionet italiane patjetër që jam, por momentalisht ky është projekti që kam në dorë. Nuk dua të tregoj shumë për planet e tjera pasi këto kohë jam bërë pak supersticioze”, u shpreh Arjola. “Tipicità Festival” është një projekt italian, që ka në qëndër ushqimin, turizmin, produktet organike si dhe biodiversitetin.
Tayna
Tayna ishte një nga këngëtaret më “in” të 2018 e cila që me paraqitjen e parë në tregun muzikor bëri nbujë të madhe. Ishte hiti “Columbiana” ai i cili i dha famë e që atëherë ajo është konsideruar fenomen i muzikës rep. Edhe pse shumë prej kolegeve iu vërsulën ajo sërish diti si t’ia dali e me shumë sukses.
Dua Lipa
Një nga këngëtaret më me famë botërore por me origjinë shqiptare në vitit 2018 është renditur në top 5 këngëtaret më të mira të botës.
Era Istrefi
Në këngën karakterizuese të Botërorit 2018, pjesëmarrëse krahas Will Smith dhe Nicky Jam ishte edhe Era e cila shkëlqeu me performancën e saj.
Ky është suksesi më i madh i Erës deri më tani. Era Istrefi u bë e njohur në tregun ndërkombëtar me këngën “Bonbon”.
/AlpeNews.al