“DASHURIA SAKRIFIKOHET PËR PUNËN”/ Shihni këshillën që Eli Fara i jep gjithnjë së bijës (VIDEO) – AlpeGossip
“DASHURIA SAKRIFIKOHET PËR PUNËN”/ Shihni këshillën që Eli Fara i jep gjithnjë së bijës (VIDEO)

“DASHURIA SAKRIFIKOHET PËR PUNËN”/ Shihni këshillën që Eli Fara i jep gjithnjë së bijës (VIDEO)

Eli Fara ka qenë e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut këtë të shtunë në emisionin “Thumb”. Këngëtarja e njohur ka treguar më shumë për anën e saj profesionale por edhe personale.

Eli ka folur për raportin që ajo ka me të bijën, Marinën, për këshillat që ajo i jep në jetë dhe sa mirë kuptohen ato me njëra-tjetrën.

Një nga këshillat që ajo më së shumti i jep Marinës dhe që shpreson që ajo ta dëgjojë është që të punojë për të qenë dikushi dhe që nëse ndonjëherë gjendet në dilemë, të sakrifikojë edhe dashurinë për punën.

“Këshilla që nuk i ndaj Marinës: “Kryesorja është puna në jetë”. Dashuria sakrifikohet për punën. Dashuria është kryesore por puna të mban gjallë, të jep respekt, dinjitet.

Kusht për të hequr dorë nga karriera, askush s’do merrte guximin të më bënte të merrja një vendim të tillë.”,- është shprehur Eli duke rrëfyer se sot është ajo që është fal punën që ajo vetë ka arritur pa u mbvshtetur tek askush.