“JA FILMI MË I MIRË I VITIT”/ Lady Gaga dhe Bradley Cooper zhgënjehen nga “Golden Globes” – AlpeGossip
“JA FILMI MË I MIRË I VITIT”/ Lady Gaga dhe Bradley Cooper zhgënjehen nga “Golden Globes”

“JA FILMI MË I MIRË I VITIT”/ Lady Gaga dhe Bradley Cooper zhgënjehen nga “Golden Globes”

Ceremonia e Golden Globes ishte disi zhgënjyese për fansat dhe kritikët që favorizonin filmin “A Star Is Born”, pasi ky i fundit nuk arriti të fitonte çmimin kryesor Best Picture (Filmi më i Mirë).

Çmimin e madh e rrëmbeu filmi mbi grupin Queen, “Bohemian Rhapsody”, i luajtur me mjeshtëri nga aktori Rami Malek i cili fitoi gjithashtu çmimin “Aktori më i mirë” në filmat dramë.

Filmi i Bradley Cooper dhe këngëtares Lady Gaga, ishte përfolur se do të shkonte me shumë çmime në shtëpi, por dy artistët shkuan në shtëpi me vetëm një trofe, për “Këngën më të mirë origjinale”.

Protagonisti i “Bohemian Rapsody” u ngjit në skenë për të marrë kupën, ndërsa nuk harroi të falënderonte yllin Freddie Mercury, rolin e të cilit e portretizoi me mjeshtëri:

“Falenderoj Freddie Mercury që më dha kënaqësinë e një jete. Të dua njeri i bukur. Kjo është për ty sepse je i mrekullueshëm”.

Tronditja më e madhe ishte kur 71-vjeçarja Glenn Close i rrëmbeu çmimin Lady Gaga-s si “Aktorja më e mirë” në filmat dramë.

Megjithatë Gaga nuk doli pa një çmim nga ceremonia pasi 32-vjeçarja mori një trofe për këngën më të mirë origjinale për punën e saj në filmin “A Star Is Born”.

Kur Taylor Swift dhe Idris Elba shpallën fituesin, sytë e Gagës u mbushën me lot para se të ngjitej në skenë së bashku me Mark Ronson, Andrew Wyatt dhe Anthony Rossomando.