NË MES TË JANARIT/ Aurela Gaçe zgjedh detin dhe në dimër, por nuk i largohet aktivitetit fizik (FOTO) – AlpeGossip
NË MES TË JANARIT/ Aurela Gaçe zgjedh detin dhe në dimër, por nuk i largohet aktivitetit fizik (FOTO)

NË MES TË JANARIT/ Aurela Gaçe zgjedh detin dhe në dimër, por nuk i largohet aktivitetit fizik (FOTO)

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Me energjitë e saj të pashtershme, materialet muzikore që ka sjellë ndër vite ka arritur të fitojë dashurinë e të gjithëve.

Këngëtarja ndan shpesh me ndjekësit në ‘Instagram’, momente nga përditshmëria e saj. Ajo kujdeset që të ketë një aktivitet fizik të rregullt dhe këtë e ka treguar dhe në fotot e fundit të publikuara.

“Mirëmëngjes. Ju kur pushoni, pushoni pushoni? Apo dhe pak vrap e not nuk të bën keq. Unë deri në 2 ditë mund të rri, pastaj vazhdoj me rutinën”, ka shkruar Aurela mbi postin ku tregon se është me pushime.

Edhe në këto temperatura të ulëta, ajo nuk i është ndarë detit, e pavarësisht se ndodhet për të pushuar dhe relaksuar nuk ka mundur të qëndrojë pa u stërvitur sepse këngëtarja është mësuar tashmë me këtë rutinë.