NUK E PRISTE/ Refuzoi të prezantonte “Wake up” me Eno Popin, moderatorja shqiptare tregon arsyen – AlpeGossip
NUK E PRISTE/ Refuzoi të prezantonte “Wake up” me Eno Popin, moderatorja shqiptare tregon arsyen

NUK E PRISTE/ Refuzoi të prezantonte “Wake up” me Eno Popin, moderatorja shqiptare tregon arsyen

Ndoshta nuk e dini por Elona Duros i është propozuar të drejtonte një program të rëndësishëm në Top Channel, siç është “Wake Up”.

Teksa është shprehur me entuziazëm për fillimin e “Tag”, një emision që do të ketë në fokus muzikën dhe personazhe të njohur të medias, moderatorja rrëfeu në “Thumb”, se propozimi ndodhi kur nuk e priste dhe kur ishte në pritje të ëmbël:

“Nja dy oferta më të mira i pata kur isha shtatzënë. Njerëzit, drejtuesit e “Top Media” nuk e dinin që unë isha shtatzënë dhe më propozuan programe të përmasave edhe më të mëdha dhe nuk u thoja dot “po”.

Përsa kohë e kisha ndarë mendjen që do i fokusohesha shtatzënisë dhe vitit pas… Kanë qenë zhurmat për emisionin e mëngjesit. “Wake Up” me Enon(më propozuan të nisja). “,- është shprehur ELona.