Big Brother Vip’ është spektakli që pritet të nisë së shpejti në ekranin e ‘Top Channel’. Pavarësisht se pritet me padurim, shumë pak detaje janë zbuluar nga ky spektakël. Në media janë përfolur shumë emra të ndryshëm si drejtues të këtij programi. Ndërsa ditën e sotme, disa media raportuan se moderimi i ‘Big Brother Vip’ i është besuar moderatores simpatike të ‘Wake Up’, Oriela Nebijaj. Në një prononcim ekskluziv për ‘RevistaWho.com’, moderatorja e ka mohuar këtë lajm.
“Nuk është aspak i vërtetë e deri më tani nuk kam patur asnjë bisedë në lidhje me ‘Big Brother Vip’ me drejtuesit e ‘Top Channel’. Do ishte një super sfidë dhe eksperiencë shumë e mirë, por nuk kam asnjë propozim deri tani”, – është shprehur ajo.
Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, Ori u shfaq në ekranin e ‘Top Channel’ edhe si drejtuese e emisionit veror ‘Pushime on Top’ së bashku me Flori Gjinin.