NDRYSHIME NË JETËN E SAJ/ Rita Ora merr një numër të ri telefoni pasi shqetësohet nga… – AlpeGossip
NDRYSHIME NË JETËN E SAJ/ Rita Ora merr një numër të ri telefoni pasi shqetësohet nga…

NDRYSHIME NË JETËN E SAJ/ Rita Ora merr një numër të ri telefoni pasi shqetësohet nga…

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka vendosur të bëjë disa ndryshime në jetën e saj. Ajo ka zgjedhur të ndryshojë numrin e telefonit që mbante për një kohë shumë të gjatë.

Mediat e huaja kanë raportuar se ky vendim i Ritës ka ardhur pasi ish-ët e saj si Calvin Harris, Rob Kardashian apo Tyrone Wood e kanë shqetësuar me mesazhe në periudha të ndryshme.

“E mora këtë vendim që më frikësoi, por e bëra gjithsesi. Kam pasur të njëjtin numër telefoni për një kohë shumë të gjatë dhe më në fund e ndryshova. Por ndihem mirë me të vërtetë, sikur kam një pastrim të madh. Është e çuditshme, por e bëra”, ka thënë Rita Ora.

Në muajin dhjetor të vitit 2018 u fol se këngëtarja po niste një lidhje të re me aktorin Andrew Garfield, por ajo vetë e ka hedhur poshtë këtë lajm.