Nuk janë të pakta rastet ku gjatë blerjeve online mbetesh i zhgenjyër, pasi produkti që merr, nuk është i njëjtë me atë që reklamohet.
Diçka e ngjashme i ka ndodhur dhe një djali nga Tirana me një faqe blerjesh online të quajtur “Oferta24”.
Faqja në fjalë, ia ka hedhur djalit, duke i dërguar një model tjetër, ndryshe nga ai që donte dhe që kishte porositur.
Kur e ka pyetur se ai dëshironte atë dhe pyet sërish nëse ka, përgjigja që merr është “nuk besojmë se ka”.
Sigurisht, edhe kur djali i thotë që i donte xhinset vetëm për detajin e të të grisurve, i kanë dërguar një emoji “të mërzitur”, sa për të treguar se u vjen keq që “ia futën”.
Edhe njëherë njerëz, kujdes çfarë blini dhe ku e blini!