Më 30 dhjetor të 2018-ës, këngëtari i njohur Stine i befasoi të gjithë kur dha lajmin se kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies me partneren e tij, Gracielën, me të cilën ka një vajzë.
Këngëtari shkruante se ishte i bindur që ata do të funksiononin më mirë pa njëri-tjetrin pa pasi nuk mundën t’ja dilnin dot, megjithatë mes tyre kishin ruajtur një respekt të thellë.
Ditën e sotme, Stine feston 38-vjetorin e lindjes dhe pas ndarjes ai po gëzon vetëm në praninë e vajzës së tij. Në një video të publikuar në Instagram, këngëtari dhe e bija shfaqen pranë tortës me qirinj, ndërkohë që Stine i kërkon Estias t’i fryjë qirinjtë bashkë me të.